Zbulohet emisioni që do të moderojë Bora Zemani në sezonin e ri
Bora Zemani prej disa sezonesh shihet nën drejtimin e një prej programeve më të ndjekur në Top Channel, “Përputhen”. Por duket se prej shtatorit Borën e pret një eksperiencë e re që thuhet se do të ndikojë edhe në prezencën e saj si moderatore e “Përputhen”.
Burime për “Kryefjala” kanë treguar se nga shtatori Borën do e shohim në drejtimin e “Dancing with the stars” në Top Channel, ku Ilir Shaqiri do jetë anëtar jurie.
Ne jemi kuriozë të shohim formatin e ri në TCH dhe Borën si moderatore e “Dancing with the stars”. Deri atëherë na mbetet të presim se çdo të ndodhë.