Xhensila rrëfen se si Besi tentoi disa herë t’i propozonte por ajo i prishte surprizën
E ftuar dje në emisionin “A live night” ishte këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj. Si rrallë herë ajo ka folur për marrëdhenien e saj me bashkëshortin Bes Kallaku dhe vështirësitë e lidhjeve.Xhensila u shpreh se ajo vetë është shumë romantike, ndërsa Besi sipas saj, mundohet. Këngëtarja tregoi sesi ajo e zbuloi para surprizën e propozimit dhe e gjitha u anulua, sepse ajo është tepër romantike.
Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë në Kankun dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë dhe pikërisht një natë më përpara unë pash këtë skenën me një çift tjetër. I thash Besit ‘ua sa bukur Besi lum si ajo’. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak dhe tha ‘pse dreqin duhet të ndodhte kjo situatë’. Unë e kuptova që do ndodhte diçka e tillë të nesërmen. Kështu ndodhi, kur unë zbres, ai merr rrugën nga tenda dhe I them ‘do më surprizosh i thash, iku surpriza, duhet të jetë më romantik’. Besi tentoi që të më propozonte sërish se e para u dogj se nuk e pranoja se jam shumë romantike dhe doja diçka surprizë, më propozoi me fustan të bardhë ndërkohë që bënim fotot e dasmës, kështu që vetëm propozim nuk ishte. Ai e kishte marrë me kohë aprovimin”- u shpreh ajo.