Sorry, no posts matched your criteria.

Wow! Nora dhe Melinda në një bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar

Nora dhe Melinda, prej kohësh është mësuar se do të vinë në një bashkëpunim së bashku, por jo vetëm. Dyshes do t’i bashkohet edhe reperi i njohur, Gjiko.

Kjo është hera e parë që do e dëgjojmë trion në një projekt të përbashkët, ndaj kurioziteti për këtë këngë do të jetë goxha i madh. Kënga thuhet se është finalizuar dhe tashmë na mbetet të presim vetëm publikimin e saj.

Megjithëse nuk pritej që Gjiko t’iu bashkohej këngëtarëve, ai i njeh të dyja shumë mirë sepse ka bashkëpunuar edhe më herët me to.

Reperi numëron dy bashkëpunime në repertorin e tij muzikor me Nora Istrefin. Të dyja këngët si “Gabime” dhe “Anna” kanë rezultuar mjaft të suksesshme, sidomos kjo e fundit që bëri namin gjatë gjithë vitit të shkuar.

Ndërsa me Melindën, Gjiko ka realizuar vetëm një duet, “X5”, që vazhdon të jetë një nga këngët më të dëgjuara, edhe pse është publikuar 8 muaj më parë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com