Sorry, no posts matched your criteria.

Luana dhe Krenari blejnë një apartament luksoz për të jetuar bashkë

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.

Së fundmi “Prive” ka mësuar se çifti kanë finalizuar një kontratë për blerjen e një aprtamenti luksoz në Prishtinë. Ata kanë zgjedhur që të blejnë një shtëpi një lagjen Arbëria në kryeqytetin e Kosovës dhe thuhet se shtëpia e tyre shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme e ka një pamje të bukur të Prishtinës.

Ndërkohë Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore e jetës dhe punës për çiftin. Përveç angazhimeve profesionale të Luanës, edhe Krenari po shtrin disa prej bizneseve të tij në kryeqytet që i ka dhe në Prishtinë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com