“What I saw” Fadil Berisha sjell artin e tij në një ekspozitë
Fadil Berisha rikthehet në Tiranë. Fotografi i mirënjohur ndërkombëtar duket se ka lënë pas punët e shumta në SHBA për të sjellë copëza të artit të tij edhe në Tiranë. Këtë herë fotografi ka vendosur të kontribuojë në jetën kulturore të kryeqytetit, duke çelur në ekspozitë në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar.
Inagurimi i kësaj ekspozite është mbajtur mbrëmjen e sotme dhe padyshim që është një festë për të gjithë adhuruesit e artit të Fadilit, por jo vetëm. Disa nga punimet e tij më të mira ishin të prezantuara në ambjentet e Muzeut, duke na kujtuar edhe njëherë,
pse sot ai është ndër emrat më të pëlqyer në tregun ndërkombëtar. Në këtë ekspozitë Fadili nuk ka qenë i vetëm. Bashkë me të ka qenë edhe Ina Dajci, e cila ka gërshetuar talentin e saj me ‘brandin’ e suksesit, Fadil Berisha.