Vrasja e Tupac/ Del foto e autorit, ja si u paraqit në gjyq
Personi i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur u paraqit ditën e sotme për herë të parë në gjykatë. Mediat e huaja shkruajnë se Duane ‘Keffe D’ Davis u arrestua javën e kaluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e reperit në vitin 1996.
Në seancën e sotme dëgjimore, 60-vjeçari u paraqit para gjykatësit, Tierra Jones, dhe tha se avokati i tij kërkoi që seanca të shtyhet. Gjykatësi e pranoi kërkesën, që do të thotë se ai do të kthehet sërish në gjykatë më 19 tetor
Davis u shoqërua në masa të rrepta sigurie në Gjykatë, me një bluzë blu dhe pantallona me ngjyrë të ngjashme. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në datën e ardhshme gjyqësore.about:blank