Sorry, no posts matched your criteria.

Vazhdojnë lidhjen jashtë “Big Brother VIP”, Einxhel merr gjithë vëmendjen me veprimin e fundit për Dagz

Einxhel Shkira ka tërhequr vëmendjen e të gjithve së fundmi me varsen e saj. Dhe nuk bëhet fjalë për një varse të thjeshtë, por një varse me emrin e Dagz.

Moderatorja ka postuar në Instastory disa video duke u treguar gjithë fansave varsen e saj të personalizuar. Me shkronja të mëdha, ajo shkruan “DAGZ”, duke shprehur në këtë mënyrë dashurinë e saj për Dj.

Që pas daljes nga “Big Brother VIP” çifti është shfaqur kudo bashkë e duken të pandarë. Dagz është thuajse çdo ditë krah Einxhel teksa ka dyshime se ata mund të kenë nisur bashkëjetesën në Tiranë. Mirëpo, vetë protagonistët nuk kanë konfirmuar ende asgjë.

Romanca e tyre nisi në reality-show. Dagz shprehu menjëherë pëlqimin për moderatoren. Megjithatë fillimisht gjërat mes tyre nuk shkuan dhe aq mirë e patën përplasje të shpeshta pasi Einxhel e refuzonte vazhdimisht duke u shprehur se nuk do të krijojë lidhje brenda “Big Brother VIP”.

Megjithatë, me kalimin e kohës ajo u dorëzua dhe i dha një mundësi Dagz. Tashmë lidhja e tyre vijon normalisht dhe të dy shfaqen krah njëri-tjetrin çdo ditë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com