Sorry, no posts matched your criteria.

“Shumë zhgënjyese”/ Tea Trifoni shpërthen ndaj emisionit “Goca dhe Gra”, tregon pse u largua

Tea Trifoni ka bërë disa deklarata të papritura për produksionin e “Goca dhe Gra” dhe “Top Channel”.

Pas “Për’puthen” ajo nisi një aventurë të re televizive vitin që lamë pas këtë herë si moderatore. Tea u bë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, ku ishte bashkëprezantuese me Fatma Haxhialiut, Krista Merkoçin dhe Olesia Leçon.

Mirëpo, kjo eksperiencë zgjati vetëm një sezon, pasi sezonin e dytë u ndryshua thuajse gjithë paneli me përjashtim të Fatmës. Dalina Buzi, Armina Mevlani dhe Rita Petro janë emrat e rinjë që tashmë janë pjesë e emisionit që transmetohet në “Prime Time”.

Mirëpo, kur u bë ky ndryshim askush nuk shpjegoi arsyen dhe asnjëra prej protagonisteve nuk reagoi. Megjithatë, një reagim rreth largimit ka ardhur nga Tea gatë një video live me Arian Konomin në TikTok.

“U mërzite që u largove nga “Goca dhe Gra” këtë sezon? Më dukeshe shumë mirë nuk e kuptova pse nuk duhet të ishe ti prapë. E bëje mirë atë gjë.”-iu drejtua Arjani.

Ndërkohë, Tea iu përgjigj duke thënë se është zhgënjyer sepse sipas saj nuk ka marrë as dhe një falenderim. Ajo u shpreh se u largua sepse ‘u ndryshuan qeveritë’ dhe se emisioni sipas saj ka dalë nga qëllimi i vet dhe është orientuar drejt temave rozë.

“Ftesa për te Goca dhe Gra më ka ardhur shumë muaj para se të niste si emision dhe e nisa me një qejf shumë të madhe sepse kishte një ideologji dhe ishte shumë pozitiv. Mendoja se do bënte një farë ndryshimi te gocat dhe gratë. E nisa me shumë entuziazëm dhe nuk vazhdoi siç e mendoja. Temat u bënë me rozë dhe nuk merreshin më me ato që kishin vlerë dhe femrat i kalojnë çdo ditë sidomos në Shqipëri. Pastaj kur na erdhi lajmi që do ndryshohej stafi, u ndryshuan qeveritë, u ndryshuan edhe miqtë e qeverisë. Shumë zhgënjyese ishte sepse ti nuk merr as edhe një falënderim. Në atë e ngritëm nga zero. Po mundoheshim ta formonim si duket. Por tani nuk e kam ndjekur më. “-tha ajo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com