Vajza Jolie, në qendër të vëmendjes për lidhjen me të dashurën e re…
Në fillim të kësaj jave, Shiloh u pa duke shëtitur me të dashurën e saj, Keoni. Vajza e parë biologjike e Angelina Jolie dhe Brad Pitt është parë e lumtur ndërsa fliste gjatë udhëtimit me shoqen e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Shiloh shfaqet e lumtur krah Keonit pasi më parë, dy vajzat tërhoqën vëmendjen kur ushqeheshin rehat në çatinë e makinës. Shumë njerëz mendojnë se Shiloh ka një marrëdhënie të ëmbël me Keonin duke parë gjestet e tyre intime që kanë me njëra-tjetrën, duket qartazi se Shiloh është thellësisht e dashuruar me të.
Megjithatë shumë përdorues të rrjeteve sociale shprehën shqetësim për vajzën e Angelina Jolie. “Më duket shumë e dyshimtë e dashura e Shiloh-ut, gjithmonë pozon kur sheh paparacët që e ndjekin”, “Ndoshta Keoni është thjesht një grua që përfiton, duke parë mënyrën se si ulet në çatinë e makinës dhe përpiqet të tregojë afeksion ndaj Shiloh-ut, mund ta kuptosh menjëherë motivin e saj”, “Shiloh është e magjepsur dhe nuk e sheh që e dashura e saj po krijon vëmendje për t’u bërë e famshme”, “Duhet të jesh e kujdesshme me këtë lloj marrëdhënie”…
