Sorry, no posts matched your criteria.

Ukraina fiton Eurovision-in, reagon presidenti Zelensky

Grupi ukrainas “Kalush Orchestra” fitoi çmimin e parë në konkursin e këngës në Eurovision.

Grupi i muzikës rap-folk, të cilit iu dha leje specialee për t’u larguar nga vendi i shkatërruar nga lufta mori 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, pas pushtimit të vendit nga Rusia.

Me anë të një postimi në Instagram Zelensky ka falenderuar orkestrën fitimtare dhe të gjithë ata që i mbështetën dhe votuan.

Kjo fitore i jep të drejtën Ukrainës të organizojë shfaqjen e Eurovision për vitin 2023. Në rastin kur një vend nuk është në gjendje apo nuk dëshiron të organizojë festivalin, të drejtën e merr një vend tjetër.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua se Ukraina do ta organizojë këtë konkurs muzike. Në një publikim në rrjetet sociale ai tha se Ukraina do të sigurohet që një ditë Eurovision-i të mbahet në Mariupolin e rindërtuar.

Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe unë besoj – jo e fundit. Do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol. E lirë, paqësore, e rindërtuar! Faleminderit që fituat @ Kalush.official dhe të gjithëve që votuan për ne! Jam i sigurt se korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg. Lavdi Ukrainës!”, është shprehur ai.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com