Sorry, no posts matched your criteria.

Selena Gomez si prezantuese në “SNL” u konsiderua një sukses

Selena Gomez bëri debutimin e saj si prezantuese e “Saturday Night Live”, dhe foli për serialin e Hulu “Only Murders in the Building”, ku ajo luan përkrah Steve Martin dhe Martin Short.

Gjatë monologut të saj të parë në Saturday Night Live, Selena Gomez ka folur hapur për të gjitha.

“Ky është një moment i madh për mua,” tha ajo.

“Në fakt fillova të aktroj kur isha shtatë vjeç dhe kam pasur fatin të punoj me disa ikona të Hollivudit, si Steve Martin, Martin Short dhe, natyrisht Barney. Isha shumë e nderuar të punoja me Steve Martin dhe Martin Short, veçanërisht pasi i kërkova në google për të gjetur se cilët janë ata. Një arsye pse jam e lumtur që prezantoj SNL është se jam beqare. Kam dëgjuar se SNL është një vend i mrekullueshëm për të gjetur romancën e duhur. Emma Stone takoi burrin e saj këtu. Scarlett Johansson dhe Colin Jost. Pete – dhe Machine Gun Kelly. Meqenëse nuk dua të provoj aplikacionet e takimeve, thjesht dua ta lajmëroj universin se po manifestoj dashurinë. Do të doja të them se jam duke kërkuar për shpirtin tim binjak, por në këtë pikë që kanë arritur, unë do të isha e lumtur me këdo”, tha Selena.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com