Sorry, no posts matched your criteria.

U kritikuan nga fansat për këngën e re, Ghetto Geasy ka një përgjigje për të gjithë

Disa ditë më parë u lancua kënga më e re e Ermal Fejzullahut, Majk dhe Ghetto Geasy-t me titull “Para Para”.

Fansat mezi po e prisnin këtë këngë duke menduar që tre zërat më të mirë po bëjnë një bashkëpunim dhe do të jetë spektakolare, një “bombë” e vërtetë. Mirëpo kënga nuk ishte ashtu siç e prisnin!

Kënga e re u kritikua nga fansat sepse u tingëllonte shumë përsëritëse dhe e dëgjuar më herët. Gjithashtu fansat u shprehën se ata ishin lodhur duke dëgjuar këngë të njejtë për disa vite me radhë nga artistë të ndryshëm.

Mesa duket reperi Ghetto Geassy ka vendosur të reagojë dhe t’u japë një përgjigje të gjithëve.

Ai ka publikuar disa foto, shkëputur nga xhirimet e videoklipit, krahas së cilave ka shkruar:

“Ai që repovat edhe përmbi tarabuka”, duke nënkuptuar se talenti i tij është aq i madh saqë mund të përshtasë zërin me çfarëdolloj teksti.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com