Sorry, no posts matched your criteria.

Princ Harry ka akoma për familjen mbretërore: Duhet t’i jepja fund ciklit të dhimbjes

Intervista e Meghan dhe Harry-t bëri një bujë të madhe mediatike dhe e gjithë vëmendja ishte tek çifti dhe rrëfimet “bombë” të tyre.

Ato folën për herë të parë kundër familjes mbretërore duke treguar se Meghan ka dashur të vetvritej për shkak të racizmit, presionit që po përjetonte aty brenda.

Mirëpo paska akoma! Në një intervistë për Dax Shepard, ish-duka i Sussex ka zbuluar të tjera detaje nga jeta e tij dhe pse vendosi të largohej përfundimisht nga pallati mbretëror.

Harry e krahasoi jetën e tij në pallatin mbretëror me filmin “The Truman Shoë”, ku e gjithë jeta e tij është një spektakël televiziv. Harry tregoi se vendosi të zhvendosej në Kaliforni me familjen e tij për t’i dhënë fund ciklit të dhimbjes që ai ka vuajtur vetë si pjesëtarë i familjes mbretërore dhe se duhej ta ndryshonte këtë gjë për fëmijët e tij.

“Nëse unë kam përjetuar një formë dhimbjeje ose vuajtje, për shkak të dhimbjes apo vuajtjes që ndoshta babai im ose prindërit e mi kanë pasur, unë duhej të sigurohesha që ta thyeja këtë cikël, që mos të trashëgohej tek të tjerët. Ka një dhimbje gjenetike që kalohet brez pas brezi kështu që ne si prindër duhet bëjmë të pamundurën që ajo që më ka ndodhur mua të mos ndodhë tek të tjerët”, është shprehur Harry.

Duka e Sussex ka pranuar se ai ka dashur të largohet nga familja që në fillim të të 20-tave të tij, për shkak të asaj që i ndodhi të ëmës. Ai ka treguar se nuk kishte planifikuar më herët për t’u zhvendosur në Amerikë, por e mori këtë vendim sepse dëshironte që të vendoste të parën familjen e shëndetin e tij mendor.

Harry ka shtuar se me jetën e re në Amerikë ndihet shumë më i lirë dhe se mund të bëjë gjëra që në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i kishte bërë kurrë.

“Tani mund të ngre kokën lart dhe ndihem shumë ndryshe, shpatullat më kanë rënë. Mund të shëtis më i lirë, mund të marr Archie-n mbrapa në biçikletën time, nuk do e kisha pasur kurrë shansin ta bëja këtë gjë”, është shprehur Harry.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com