Sorry, no posts matched your criteria.

U fotografuan në momente intime treshe, partneri i Rita Orës merr kritika të forta

Prej ditësh në mediat rozë është përfolur që këngëtarja e famshme Rita Ora dhe regjisori i njohur Taika Ëaititi janë në një lidhje dashurie.

Por, nga fotot e publikuara në media, duket se mes tyre është dhe një person i tretë. Bëhet fjalë për aktoren Tessa Thompson, e cila shfaqet në fotot në fjalë duke u përqafuar fare pranë me Ritën, e duke u puthur me regjisorin Ëaititi.

Fotografitë tjera të publikuara më pas tregojnë Taikan teksa puth Ritën dhe më vonë edhe Tessan.

Të afërta dhe intime në këto foto shihen edhe dy vajzat e famshme. Aktorja Thompson në vitin 2018 e kishte bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale.

Edhe Ora në të kaluarën ka folur për fleksibilitetin në orientimin e saj seksual.

Mirëpo këto foto nuk janë pritur fare mirë nga bashkëpuntorët e Taika Ëaititi. Sipas “Daily Telegraph”, drejtuesit e “Marvel” nuk janë ndjerë mirë pasi kanë parë fotot e Taika-s duke u puthur me dy vajzat e famshme në ballkonin e shtëpisë së tij.

“Ky nuk është imazhi që ata dëshirojnë të përcjellin në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”, ka thënë një person i brendshëm i prodhimit, i cili ka shtuar se drejtorët e “Marvel” mendojnë se Taika ka kaluar gjithë kufijtë me këto veprime.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com