Sorry, no posts matched your criteria.

Ermal Mamaqi tregon për ëndrrën e thyer në mes: Të famshmit nuk ishin ashtu siç i mendoja

Emal Mamaqi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun. Ai ka folur më tepër për serialin që pritet të vijë së shpejti në ekranet tona.

Seriali H.O.T do të jetë një histori dashurie e cila është e lidhur me intriga dhe do t’i përkasë zhanrit dramë-komedi.

H.O.T do të jetë në bashkëpunim me producentin Dritan Huqi dhe regjisori i serialit do të jetë Bjordi Mezini. 

Gjithashtu përveç kësaj, Jonida e pyeti nëse ka ndonjë ëndërr që i është thyer në mes për shkak të Tiranës.

Ermali vendosi të flasë pa “doreza” dhe pa u rezervuar për ëndrrën që të famshmit ia thyen.

“Bëra një zbulim, sepse ëndërroja për t’u bërë i famshëm dhe të bëhesha një këngëtar operistik kur isha në Lice, pastaj në Akademinë e Arteve. Kur mbarova Akademinë, kuptova që ëndrra nuk ishte ashtu siç e mendoja unë.

Ëndrra ime ishte të rrija me këta njerëzit e famshëm dhe të bëhsha si këta njerëzit e famshëm. Kur po rrija me këta njerëzit e famshëm, njerëzit e famshëm nuk ishin ashtu siç i mendoja unë dhe m’u thye ëndrra. Pastaj unë vendosa që të mos bëhesha më i famshëm, por të bëhesha i pasur”, u shpreh Ermal Mamaqi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com