Sorry, no posts matched your criteria.

U bë nënë për herë të dytë, Almeda Abazi merr dhuratat e para!

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tolgahan nëpërmjet një postimi në Instagram. Ato janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Alina.

“Mirëserdhe në jetë princesha ime. ALINA. Ti na solle gëzim të gjithëve”, ka shkruar aktori krahas postimit.

Çifti ka preferuar ta ruajnë privatësinë e vogëlushes duke mos postuar foto të saj, megjithatë Almeda i ka falenderuar të gjithë për urimet me një postim në Instastory.

“Faleminderit të gjithë miqve të mi dhe ndjekësve në rrjete sociale për urimet e tyre të përzemërta. Dashuri dhe respekte për ju, ju duam”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo ka treguar edhe dhuratën e parë që ka marrë pas lindjes. Një kuti me ëmbëlsira nga miqtë e saj, të cilët i urojnë që Alina të rritet e shëndetshme dhe e lumtur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com