Sorry, no posts matched your criteria.

Trump publikon librin e ri: 150 letra nga të famshëm, përfshirë Kim Jong-Un, Putin, Reagan dhe Clinton

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të bëjë publike 150 letra që personazhet e famshëm i dërguan atij, duke përfshirë një nga Oprah Winfrey në një libër të ri që do të botohet muajin e ardhshëm.

Trump do të përfshijë letrat që ka marrë nga presidentë, anëtarë të familjes mbretërore, përfshirë princeshën e ndjerë Diana, liderë botërorë, të famshëm dhe drejtues biznesi në librin e tij të ri, të quajtur “Letra për Trump”.

Libri nga Winning Team Publishing do të përfshijë letra nga ish-presidentët Richard Nixon, Ronald Reagan, Bill Clinton si dhe liderë botërorë duke përfshirë liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un, presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-presidentin brazilian Jair Bolsonaro.

Libri, i cili do të publikohet më 25 prill, do të përfshijë gjithashtu letra nga Hillary Clinton, Michael Jackson, ish-senatori Ted Kennedy dhe lojtari i golfit amerikan Arnold Palmer.

Një nga letrat, e cila është botuar nga Axios, është shkruar një letër nga Winfrey pasi Trump i dërgoi asaj një fragment libri i tij “Amerika që meritojmë”, i cili u botua në vitin 2000 para se ai të bëhej President.

Në libër, ish-presidenti kishte shkruar se ‘zgjedhja e tij e parë për zëvendëspresidente do të ishte Oprah Winfrey’.

Në letrën e shkruar me dorë, Winfrey shkruan: Donald, mora fragmentin e librit. Më duhet t’ju them se fjalët tuaja më përlotën pak.

Është një gjë të provosh të jetosh një jetë me integritet, një tjetër gjë që njerëzit si ju ta vënë re. Faleminderit, Oprah.’

Trump shkroi në librin e tij, i cili do të kushtojë 99 dollarë për një botim të nënshkruar, se ai ende mendon se Winfrey është ‘mahnituese’. Por ai shtoi se Winfrey nuk ndihet njësoj.

“Mjerisht, sapo u shpalla President, ajo nuk foli më me mua”, shkruan Trump

Libri do të përfshijë gjithashtu letra nga Kim Jong-Un, me të cilin Trump thotë se mban ende kontakte. Trump deklaroinë vitin 2018 se ai dhe Kim “kanë renë në dashuri” pasi shkëmbyen letra, por tre takime me liderin e Koresë së Veriut nuk arritën ta bindnin atë të hiqte dorë nga bombat dhe raketat e tij bërthamore.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com