‘Topit të Artë’/ Karim Benzema kthehet në Madrid me partneren e tij Jordan Ozuna
Karim Benzema ishte në humor të mirë teksa u kthye në Madrid me partneren e tij, Jordan Ozuna, pasi fitoi Topin e Artë të hënën në mbrëmje (17 tetor).
Sulmuesi francez mori çmimin prestigjioz për herë të parë në karrierën e tij pasi ndihmoi Real Madridin të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Partnerja e Benzemas bëri një postim në rrjete sociale për t’i thënë 34-vjeçarit se është krenare me të dhe ndau disa fotografi të çmimit dhe byzylykëve të tyre të Tiffany.
Futbollisti u kurorëzua si fitues pasi ndihmoi skuadrën e tij të fitonte Ligën e Kampionëve, La Ligën, Super Kupën e Spanjës dhe Super Kupën e Evropës sezonin e kaluar.
Modelja amerikane, e cila dikur punonte si kameriere në Las Vegas, pas ceremonisë ka postuar disa foto në Instagramin e saj.
Ajo u pa duke u përqafuar me Benzeman në aeroplan teksa ktheheshin në shtëpi në Madrid të hënën në mbrëmje.
32-vjeçarja, e cila ka nënshkruar me disa agjenci modelimi me bazë në ShBA, përfshirë State Management, u pa e veshur me një fustan ‘burgundy’.
Nga ana tjetër, Benzema kishte veshur një kostum të zi me këmishë me jakë, duke tërhequr një ngjashmëri të madhe me veshjen e Tupac Shakur në American Music Awards 1996.