Sorry, no posts matched your criteria.

Tentonte të hynte në shtëpinë e saj, arrestohet fansi i “çmendur” i Selena Gomez

Një e papritur i ka ndodhur këngëtares dhe aktores së njohur, Selena Gomez. Një fans është futur në shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit të së dielës. Një fans i Selena Gomez hyri në shtëpinë e këngëtares herët në mëngjesin e së dielës.

Burimet nga policia e Los Angeles thanë për TMZ se oficerët e arrestuan djalin ndërsa ai u përpoq të largohej nga shtëpia e Gomez në L.A., por ekipi i sigurisë së Selenës e kishte kapur në flagrancë. I dyshuari ka kërcyer një gardh rreth orës 1 të mëngjesit, para se të kapej nga sigurimi.

Djali u përpoq të ikte, por oficerët e gjetën atë duke u endur nëpër lagje dhe ai tha se donte vetëm të takonte këngëtaren Selena Gomez.

Ky nuk është incidenti i vetëm që i ka ndodhur këngëtares.

TMZ shkruan se sigurimi thirri direkt policët disa javë më parë kur një burrë dyshohet se shkroi emrin e Selenës në një dyshek dhe më pas dogji dyshekun duke i vënë flakën!

Fatmirësisht ngjarja nuk ndodhi në shtëpinë e Selenës por jashtë portës së banesës së aktores.

Selena nuk ishte në shtëpi kur ndodhen dy incidentet.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com