Të përqafuar dhe shumë të afërt, Edon Zhegrova uron Loredanën për ditëlindje me fotot e papublikuara më parë
Reperja e njohur shqiptare Loredana feston sot ditëlindjen. Ajo ka lindur më 1 shtator 1995 dhe bën sot 27 vjeç. Në këtë ditë të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga miq, familjarë dhe fansa.
Mirëpo, vëmendje na tërhoqi ai i futbollistit të Kombëtares së Futbollit të Kosovës Edon Zhegrova me të cilin u përfol për një lidhje pak muaj më parë. Edoni ka publikuar në Instagram disa foto të papublikuara më parë të tyre. Krah fotove ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruaja më G(Gangsta) që njoh”, duke e shoqëruar me këngën ‘King Lori’.
Në një nga fotot e publikuara ata shihen bashkë në makinë.
Në një tjetër shihen duke ecur të përqafuar me çanta në duar:
Dhe në një foto tjetër shihet Loredana me bluzën e Edonit dhe dy duar rreth belit të saj por nuk dihet se kë po përqafon ajo.