“Suksesin që ke ti me femrat unë nuk e kam”, G-Bani thumbon Donaldin në emision
Këngëtari G-Bani ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në “Më lër të flas”, dhe ka treguar detaje nga jeta e tij.
Për të gjithë ju që jeni kurioz, ai ka thënë se nuk është i martuar as nuk ka një lidhje.
Ai gjithashtu foli për raportin e tij me femrat gjatë momentit kulminant të famës së tij.
“Femrat nuk janë një trofe që të kesh sukses me to. Nuk janë një objektiv, krijio një marrëdhënie shoqërore dhe nëse krijon tërheqje seksuale lidh diçka me të. Ato që më donin nuk I doja ato që I doja nuk më donin”- u shpreh reperi i hitit “Të dua”.
Teksa i përgjigjej pyetjeve për suksesin e tij me femrat, G-Bani iu drejtua Donaldit, duke mos e ngacmuar pak.
“Unë nuk jam as i lidhur as i martuar. Nuk jam bosh. Kam ndjenjat e mia për njerëz që i dua i dashuroj por nuk i bëj publike. Për sa i përket suksesit me femra, suksesin që ke ti unë nuk e kam ta dish”- u shpreh ai, teksa deklarat u shoqërua me të qeshura.