Sorry, no posts matched your criteria.

“Zoti më vendosi në provë sa mund të duroja”, Agron Llakaj rrëfen momentin e vështirë

Në një intervistë përballë Fjodora Fjorës, artisti i humorit Agron Llakaj, ndau këtë të premte detaje nga jeta e tij private, fëmijëria dhe profesioni.

Për vite me rradhë ai na ka dhuruar pafund të qeshura me rolet e tij. Por pas asaj buzëqeshje që ja kemi parë gjithmonë në fytyrë, fshihet edhe një Agron emocional.

I pyetur nga Fjodora se cili ka qenë momenti më i vështirë që ai ka përjetuar në jetën e tij, i përlotur, Agroni kujtoi motrën e tij të ndjerë.

“Vitin e kaluar në muajin nëntor më vdiq motra e madhe, në moshën 65 vjeçare për shkak të Covid19. Ishte periudha më e vështirë në jetën time. Dy ditë pas vdekjes së motrës dola në skenë për të dhuruar të qeshura. Me dukej sikur Zoti me vendosi në tel të provës se sa mbaja”, tregoi aktori i prekur.

Por pavarësisht kësaj Agroni ia doli të gjejë forcën tek vetja.