Sorry, no posts matched your criteria.

Majlinda Manoku në Global Woman Summit 2022, për të frymëzuar gratë me historinë e saj të suksesit


Global Woman Summit 2022 ishte eventi që kulmoi me disa nga mendjet më të ndritura të botës. Eksperienca e tyre, historitë e suksesit shërbyen si udhërrëfyesi më i mirë për të gjithë ata që patën mundësinë të merrnin pjesë.

Një organizim kaq elitar, normalisht që kishte një përzgjedhje në pjesëmarrje, duke shkëmbyer një eksperiencë të paharrueshme. E kur flasim për evente të këtij niveli, normalisht që nuk mund të mungonte Majlinda Manoku. Sipërmarrja e suksesshme e ”Auto Manoku” ishte në Global Woman Summit si përfaqësuesja më e denjë e gruas shqiptare në biznes.

Mes kolegeve dhe mikeshave, Majlinda pati mundësinë të flasë edhe njëherë për rrugëtimin e saj mahnitës në një biznes në dukje tejet mashkullor. Prania e saj në Summit u karakterizua nga bisedimet rreth zgjerimit të biznesit si dhe shkëmbimit të eksperiencave me të tjera gra në biznes.

Në skenë, Majlinda përkufizonte imazhin e gruas së fortë. Plot sharmë, elegancë, dhe mbi të gjitha me një mëndësi inspiruese, ajo tregoi edhe njëherë sesi femrat shqiptare kanë aftësinë jo vetëm të jetë CEO të suksesshme, por të frymëzojnë me shembullin e tyre.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com