Stresi flet për konfliktin me Noizyn: Ja pse i kërkoj falje
Noizy dhe Stresi janë dy rivalë të përjetshëm në muzikë. Dy reperat e kanë nisur herët ‘armiqësinë’ e tyre dhe duket se tashmë gjithçka i përket të shkuarës. Stresi në një video live në Instagram ka folur edhe njëherë për atë periudhë, duke u shprehur i penduar për gjithçka që ka thënë për familjen. “Kemi qenë problematik, tani jemi bërë serioz.
Ka pasur nxitje nga mbrapa, me persona që unë sot s’jam me ta, por kam bërë për ta. Falje ju kërkoj të gjithë atyre që unë ju kam ofenduar familjen, sepse burri që është burrë nuk e shan familjen. Me ato te shara që kam bërë unë në muzikë, në hip hop, nuk jam krenarë fare dhe unë thjesht i kam kërkuar falje në emrin tim dhe si djali i filanit”, shprehet Stresi.