“Si të zgjodhi Klea ty?”, Elgit Doda nuk i shpëton pyetjes mbi propozimin romantik
Këngëtari Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta janë ndër çiftet më të pëlqyer të ekranit shqiptar. Prej dy vjetësh, ata gëzojnë edhe frytin e parë të dashurisë, Kridin, i cili ua ka bërë jetën më të bukur.
I ftuar në programin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Elgiti u përball me pyetjet e njëpasnjëshme të fëmijëve edhe në lidhje me marrëdhënien e dashurisë me moderatoren simpatike. Ai tha se ishte ai që ka zgjedhur Klean, se po të ishte ndryshe, ajo nuk do ta zgjidhte.
Pyetjes ‘si të zgjodhi ajo aty?’, Elgiti iu përgjigj:
“Në fakt ke bërë një pyetje shumë me vend, sepse të ishte se do të më zgjidhte ajo, nuk do të më zgjidhte, por e zgjodha unë. E mora. Na takon ne meshkujve, është më gjentile që ta zgjedhim ne femrën dhe të ia mbushim mendjen që jemi të mirë.”
Për Elgitin nuk mungoi një pyetje as mbi propozimin për martesë që i bëri Kleas gjatë ditëlindjes së djalit të tyre.
“Nuk e kisha bërë më herët edhe e bëra në momentin e duhur, në ditëlindjen e Kridit. E kisha harruar tek xhepi i pantallonave të tjera prandaj e bëra kaq vonë. Edhe ne të mëdhenjtë bëjmë ndonjëherë gabim, por më mirë vonë sesa kurrë. Unë e bëra në ditëlindjen e Kridit me unazën që ajo e ka aq shumë qejf. Unë jam pak harrak, i harroj gjërat.”- theksoi ai.