Sorry, no posts matched your criteria.

Pa dashur, një koment i Beniadës konfirmoi lidhjen e Megi Pojanit me futbollistin e njohur

Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi janë tashmë në qendër të vëmendjes pasi dyshja po përfliten për një lidhje dashurie. Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar lajmin edhe pse dyshimet janë të shumta.

Si Megi, po ashtu edhe Endri janë me pushime dhe kanë postuar foto në rrjete sociale nga të njëjtat ambiente. E nisur nga këto foto që ndjekësit dyshojnë të jenë thjesht “rastësi”, në media kanë vërshuar lajmet për një lidhje të mundshme.

Së fundmi, një fjali e Beniada Nishanit gjatë “Procesit Sportiv” ka tërhequr vëmendjen.

Edi Manushi e ka ngacmuar paksa Beniadën, duke e pyetur për lajmin që po përflitet gjithandej për Megin pasi të dyja vajzat janë pjesë e e “She’s on Top”. Beniada njihet për spontanitetin dhe sensin e humorit që ka.

Biseda:

Edi Manushi: Ke folur me Megin për këtë histori?

Beniada: Tani unë aty e kuptova të them të vërtetën. Por çift i bukur (qesh)… nuk e di nëse janë por që çifti i bukur.

Edi Manushi: Pra qenkan çift e tha Beniada Nishani!

Beniada: Obobo do na rrafi Megi do na kapi për flokësh.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com