Si të gatuajmë makarona turli
Nga: ZONJA ENEIDA
1 qepë
1 patëllxhan
1 spec te kuq
1 karotë
1 kungull
150 gr salcice të bërë vet ose mish të grirë
1 pako makarona
Piper të zi
3 domate të grira
1 lugë salcë domate të koncentruar
Qepë të njoma
Majdanoz
Parmixhano
Vaj ulliri
Fillojmë me kaurdisjen e qepës në vaj ulliri. Shtojmë karotën, specin e kuq dhe patëllxhanin në kubikë. Pasi janë skuqur shtojmë gjysmën e gotës me ujë. E lemë të avullojë uji dhe shtojmë salçiçet. Më pas shtojmë domaten e grirë si dhe salcën e koncentruar.
Ndërkohë ziejmë makaronat në ujë me kripë. Shtojmë pak ujë tek salca nga makaronat dhe i lemë të zjehen rreth 15 minuta. Në fund shtojmë kripe, piper, makaronat, majdanoz dhe parmixhano të grirë.