Sorry, no posts matched your criteria.

Shumë shpejt në një film muzikor, ja çfarë thotë Elvana Gjata

Elvana Gjata, këngëtarja e famshme, ka qenë e ftuar në “Soiree” me Jonida Shehun.

Ajo ka folur më tepër për albumin e rradhës me Pirron, ndikimin që ka pasur pandemia tek ajo si dhe për planet e së ardhmes.

lvana ka treguar se fillimisht plani i saj ka qenë që së bashku me Dalina Buzin të krijonin një film muzikor. Mesa duket këngëtares i ka mbetur peng, por ajo do e sjellë padyshim në një moment të dytë.

“Në fakt unë këtë projekt doja që t’ia kushtoja femrës shqiptare, prandaj zgjodha datën 8 mars. Kam punuar shumë me Dalina Buzin, skenariste, regjisore, gjithçka është ajo. Është një ndër njerëzit më kreativë që unë njoh dhe jam me fat që kam mundësi të punoj me të. Punuam bashkë për atë projekt. Duhet ta them, ajo ndoshta do të mërzitet, por do ta them, sepse dua t’i shpall gjërat. Ndoshta do ta bëjmë shumë shpejt. Projekti në fillim ka qenë një film muzikor. Absolutisht që ne do të punojmë për ta bërë të mundur këtë gjë në një kohë të dytë. Ajo që ishte më e bukur është që ajo e krijoi të gjithë fabulën duke dëgjuar muzikën. Këngët ishin bërë dhe ajo e krijoi gjithë këtë film. Mua më ka ngelur në zemër”, ka treguar Elvana.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com