Rrjeti po ‘zien’ nga lajmi se Maluma është në një lidhje me Kim Kardashian
Maluma dhe Kim Kardshain së fundmi janë përfolur gjatë në mediat rozë për një romancë të mundshme mes tyre. Sipas “Daily Mail”, thuhej se dyshja kanë zhvilluar një takim të fshehtë së bashku dhe nuk e kanë bërë publike.
I pyetur se si nisën thashethemet rreth tyre, Maluma tha: “As unë vetë nuk e di! Ne ishim bashkë në shfaqjen e ‘Dior’. E takova për herë të parë atje. Aty ishte gjithashtu edhe Kourtney Kardashian. Njerëzit pastaj filluan të flisnin për ne, por nuk e di pse.
Ndoshta sepse ajo po divorcohej nga Kanye Ëest. Por, jo, ne jemi miq të mirë. Nuk flasim aq shpesh, por, po, jemi miq të mirë dhe gjithmonë urojmë më të mirën për njëri-tjetrin”.
40-vjeçarja, e cila është nënë e katër fëmijëve, North, 8 vjeç, Saint, 5 vjeç, Chicago, 3 vjeç, Psalm, dy vjeç. Pas divorcit me reperin Kanye, Kim u përfol se mund të ishte në një lidhje dashurie me Maluma-n ose me komentatorin politik, Van Jones.
Ajo tha: “Van më dërgoi një mesazh, ku shkruhej ‘Ky thashethem më ka krijuar mundësinë e shumë takimeve dhe jam shumë mirënjohës, prandaj jua kam borxh’. Unë nuk po dal me asnjërin, as me Van Jones, as me Maluma-n. Unë e kam parë disa herë Maluma-n në Miami. Është një djalë shumë i mirë”.