Sorry, no posts matched your criteria.

Rregullat e ‘frikshme’ për gratë afgane, ja çfarë i kanoset nga regjimi taleban

Marrja e pushtetit në Afganistan nga talebanët e kthen vendin 20 vjet mbrapa. Kështu e përshkruajnë diplomatët dhe analistët e huaj. Dy dekada, në thelb të humbura, si për vendin ashtu edhe për qytetarët e tij, veçanërisht për gratë.

Siç shihet nga fotografitë dhe videot që kanë dalë në internet ditët e fundit, gratë janë ato që kanë mbetur pas, pasi burrat zgjedhin të largohen nga vendi me çdo mjet.

Në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare zgjedh të shikojë larg dhe të dënojë për gratë frika rikthehet. Qysh në fillim të korrikut, kur talebanët filluan të pushtonin provincat e para në Afganistan, filloi “makthi” për gratë që punonin.

Sipas rrjetit Al Jazeera, talebanët, me armë në duar, i përcollën punëtorët në shtëpitë e tyre dhe i urdhëruan ata të mos ktheheshin në punë. Në fakt, tre punëtorë dhe menaxheri i bankës i thanë rrjetit se talebanët i kishin informuar se anëtarët meshkuj të familjes së tyre mund të zinin vendin e tyre në bankë.

 “Është vërtet e çuditshme që nuk të lejohet të punosh, por tani kjo po ndodh”, i tha Reuters, Nur Katera, 43 vjeç, punonjëse e Azizi Bank. Incidenti është tregues i asaj që do të ndodhë me gratë afgane tani e tutje, pas 20 vitesh luftime për të drejta të barabarta.

Nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur talebanët ishin në pushtet në Afganistan, gratë nuk lejoheshin të punonin, vajzat e reja nuk lejoheshin të shkonin në shkollë dhe ishte e detyrueshme që të gjitha gratë të mbanin shami. Për të dalë jashtë duhej të ishin shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.

Tetë rregullat e tmerrshme, pse gratë afgane janë në rrezik

Më konkretisht, sipas raporteve të Departamentit të Shtetit në 2001, tetë rregullat që zbatoheshin për gratë, të vendosura nga regjimi taleban, ishin si më poshtë:

-Duheshin mbuluar me rroba nga koka te këmbët.

-Nuk lejoheshin të punonin, përveç në raste shumë specifike.

-Nuk lejoheshin të shkonin në shkollë.

-Kishin qasje të kufizuar në sistemin Shëndetësor.

-Nuk mund të dilnin nga shtëpia pa u shoqëruar nga një anëtar mashkull i familjes së tyre.

-Kur dilnin jashtë, hipnin në autobusë specialë, ndërsa për të hipur në taksi, duhej të shoqëroheshin përsëri nga një burrë, i afërmi i tyre.

-Në përgjithësi, gratë nuk mund të ecnin në rrugë pa u shoqëruar nga një burrë, e aq më pak nga një i huaj.

-Dritaret e shtëpive të tyre duheshin lyer në mënyrë që asnjë kalimtar të mos shihte brenda.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com