Sorry, no posts matched your criteria.

Rrëfimi i Nitës për tumorin, banorët flasin për lojën e këngëtares në ‘BBV’

Në nisje të Prime-it të djeshemnë “Big Brother Vip” u diskutua rrëfimi i Nita Latifit për problemin e saj shëndetësor dhe reagimet e banorëve.

Gjatë spektaklit të sotëm, banorët dhe opinionistët shprehën mendimet e tyre në lidhje me lojën e Nitës.

Nita: Ka qenë e papritur për mua, por është gjithmonë me mua. Kur vendosa ta ndaj me banorët, arsyeja kryesore ka qenë sepse kisha nevojë për mbështetje këtu brenda. E di që iu kam dhënë stres këtu brenda, por e shoh që këtu nuk mund të mbash asgjë brenda. Vendosa ta ndaj me Diolën, por kur e bëra e dija që njerëzit jashtë e kuptuan. Doja të jepja një lajm të mirë për banorët edhe pse nuk gjeta empati. Luizi ka qenë një prej personave që ka qenë indirekt me mua. Në fund, i kuptoj gjithë këto reagime. Mos të harrojmë që një gjë e tillë më penalizon edhe pse nuk kam asgjë serioze. Nuk dua as favorizim, as penalizim.

Kiara: Ajo histori pati imapkt të madh te unë dhe dua ta përgëzoj Nitën. U keqkuptova sepse Nita tha që këto shqetësime i ka përjetuar këtu dhe thashë se do kem kujdes që mos ti shkaktoj stres. I uroj me gjithë shpirt të shkojë në finale.

Olta: Jam e ndjeshme ndaj kësaj historie dhe ajo që ndjej është përkujdesja. Do mundohem në 1000 forma për ta filtruar mendimin tim, kjo është pak por e sigurt.

Kristi: Nuk kam si të vë logjikë në këtë rast. Te pjesa e lojës ka një gjë, ne këty hyjmë me arsenal, që mund ta përdorim. Ti ke një “bazooka” në dorë, që unë nuk mund ta sfidoj me asgjë. Nuk i vë faj Nitës. Nuk mund të thuash që “unë kam pasur këtë”, këtu loja ndryshon. Krijohet një lloj atmosfere ku ne kemi frikë.

Dea: Unë e pranoj Nitën si lojtare në lojë, përderisa ajo është e shëndetshme.

Zhaklin: Nita dha një mesazh shumë të mirë, nuk mendoj që e bëri për mëshirë. Ajo do ti thotë banorëve që është më e fortë.

Arbër: Ajo është e barabarë me lojtarët e tjerë, për sa kohë doktoresha i ka dhënë “dritë jeshile”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com