Sorry, no posts matched your criteria.

Robert Berisha tregon të vertetën në lidhje me modelen italiane

Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për një lidhje të mundshme me modelen italiane, Maria Bove. Të gjitha këto aludime erdhën si pasojë e ne video të postuar nga Roberti ku dukeshin shumë t afërt dhe shkëmbyen një puthje në buzë.

Më vonë modelja publikoi dhe video të tjera, që na bënë të besonim se ata kishin nisur një lidhje të vërtetë me njëri-tjetrin. 

Robert Berisha ka qenë i ftuar në “E Diell”, dhe reaguar për herë të parë ku ka mohuar të ketë pasur diçka më shumë mes tyre.

Ai ka rrëfyer se ka qenë një puthje miqsh dhe se nuk ka ndodhur asgjë më shumë.

“Nuk kam pasur asgjë me të, kemi qenë miq dhe vazhdojmë të jemi miq. Ajo ishte me punë në Kosovë, ishte thjesht një puthje asgjë më shumë”, u shpreh Berisha.

Këngëtari tregoi se aktualisht është beqar dhe se është fokusuar tek karriera e tij.

Kujtojmë se më herët këtë gjë e ka konfirmoi edhe vetë Maria Bove.

Ajo zhvilloi një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj në Instagram dhe të gjithë e kanë pyetur nëse mes saj dhe Robertit ka një romancë.

“Isha e sigurt se kjo ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi bashkë”, është përgjigjur modelja italiane.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com