Sorry, no posts matched your criteria.

“Me mua në pushtet bëni seks, qejf dhe lindje”, ja çfarë thotë Arjola Demiri

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, i ka dalë në mbështetje PS-së sepse sipas saj PD-ja ia ka mbyllur dyert shumë herë.

Ajo ka qenë e ftuar së bashku me disa personazhe të tjerë publik për të folur më tepër për politikën.

“Duke patur një zhgënjim shumë të madh prej ata që kisha mbështetur, ku nuk gjeta asnjë derë të hapur. Unë zakonisht jam prirur që të pëlqej zgjedhjen e prindërve, dhe padashur jam ndikuar. Prita që të më ftonte Partia Demokratike në fakt. Më thirrën dhe më thanë ‘do na japësh votën’, por unë i thash ‘më vjen keq por votoj në Tiranë’ dhe kam votuar njëherë në jetën time dhe atë votë ja kam dhënë Partisë Demokratike. Duke qenë se nuk gjeta asnjë derë të hapur për të më mbështetur mua në situatën në të cilën ndodhesha, se i bie jo vetëm interes, që ti kur ke interes për mua vjen më troket në derë  dhe ke gjithë mbështetjen e një farefisi shumë të madh, qoftë nga ana e mamit, qoftë nga ana e babit. Prita që do më bënin një ftesë por rrethi ishte ngushtuar. Ftesa e Partisë Socialiste ishte që Arjola na duhet një vajzë si ti dhe thashë “Po” menjëherë. Ndërsa Partia Demoraktike më kishte mbyllur disa herë derën në fytyrë, një nëne me 3 fëmijë në kushte shumë të vështira”, është shprehur Arjola.

Në një situatë të improvizuar në “Soiree”, aktorja ka mbajtur një fjalim se pse populli duhet të votojë PS-në dhe pikërisht atë.

Gjatë fjalimit, Arjola ka theksuar se populli duhet të votojë atë, pasi me aktoren në pushtet do të bëjnë vetëm qejf.

“Faleminderit që keni ardhur në prezantimin e programit tim, për lindjet dhe shtatzënitë. Shoh edhe disa burra këtu prezentë që në të ardhmen edhe e pamundura do të bëhet e mundur e pse jo, edhe ju mund të ngelni shtatzënë. Me mua në pushtet ju do të fitoni 100 mijë euro për 1 lindje, ndërsa për binjakë unë do të jap 200 mijë euro. Ori dëgjo këtu, po i bëre 3 fëmije do i kesh 300 mijë euro. E për ata që lindin 4 fëmijë do i kapim familjarisht e t’i çojmë në Kinë se do të kenë ndonjë dell Kine. Pra, me mua në pushtet, bëni seks, qejf dhe lindje”, është shprehur Arjola Demiri duke qeshur.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com