Sorry, no posts matched your criteria.

Rikthimi i bujshëm i Klea Hutës/ Moderatorja rikthehet më mahnitëse se kurrë në “Këngë moj”

Klea Huta i rikthehet ekranit. Showgirl-i i njohur e kishte njoftuar kohë më parë se po përgatitej për diçka të re dhe sot më në fund ajo është ngjitur në skenën si moderatore e spektaklit “Këngë moj”.

Një format ky që duket se i shkon më së miri prezantueses, që tashmë do të ketë si të ftuar disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Vetëm pak muaj më parë, Klea u bë nënë e vogëlushit Krid, që duket se mbrëmjen e sotme, ka qenë fansi më i zjarrtë i saj.

Në super formë dhe veshur me të zeza, ajo na ka treguar edhe njëherë, pse është një nga emrat më të dashur të showbizzit tonë. Pas suksesit me akademinë, eksperiencës si këngëtare, ajo rikthehet edhe njëherë për të shkëlqyer në “dashurinë” e saj, skenën e madhe.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com