
Rikthehet Tea/Mesa duket nuk po e përjeton mirë ndarjen me Beartin
Vetëm disa ditë me parë u bë i ditur lajmi se Tea dhe Bearti nuk janë më bashkë. Këtë lajm e ka konfirmuar i pari Bearti me anë të një postimi në Instagram.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.
E pyetur për ndarjen, Tea është shprehur për ndjekësit e saj në Instagram:
“Po jemi ndarë, sigurisht për arsye të forta. Kam qenë më mirë dhe do të jem më mirë.”
Së fundmi, “Prive” ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së dyshes ishin botëkuptimet e kundërta, përfshirë edhe mënyrën sesi duhet menaxhuar lidhja në një situatë ku privatësia ka qenë e pamundur.
Së fundmi, Tea mori vendimin e papritur duke u “larguar” nga Instagrami dhe çaktivizuar llogarinë e saj në këtë rrjet social duke mos dhënë asnjë njoftim për mijëra ndjekësit e saj.
Por dje në darke, Tea e aktivizoi përsëri Instagramin e saj dhe postoi:
“Është “Okey” të ndjesh ndjenjat e tua”, është ky mesazhi që Tea ndau me fansat e saj në InstaStory.
