Sorry, no posts matched your criteria.

Gwen Stefani do të martohet së shpejti

Çifti i njohur, Blake Shelton dhe Gwen Stefani u fejuan disa muaj më parë.

Lajmin e bëri vetë të ditur vetë Gwen me anë të një postimi në Instagram ku tregonte unazën e saj me diamantë.

Por mesa duket lidhjen e tyre duan ta çojnë në një stad tjetër: Ata kanë vendosur të martohen së shpejti.

Kur u pyetën në emisionin “Today”, Blake tha se ata po planifikojnë të bëjnë ditën e tyre të madhe këtë verë nëse gjithçka shkon sipas planit.

“Me COVID-19, duket se mund të jetë në rregull, por nuk e di. Pra, ky është plani paraprakisht. Ne do të shohim”, tha Blake.

“Kam frikë nëse unë dhe ajo presim deri në nëntorin e ardhshëm, atëherë kur unë përsëri kthehem në ciklin e ‘The Voice’. Dhe me të vërtetë dua të jem në gjendje të kem shumë kohë para dhe pas martesës “, shtoi ai më tej

Kujtojmë se çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi në dashuri.

Gëen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa para pak kohësh u zhvendosën në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Angeles.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com