Receta të shëndetshme për stinën e verës
Stina e nxehtë e verës kërkon një kujdes të veçantë në kuzhinë. Natyrisht që ndryshe nga dimri, në këtë sezon duhet të përdorim ushqime të freskta, por pse jo dhe të shëndetshme. Më poshtë po ju sjellim disa rekomandime, sesi të gatuani me shije dhe shëndetshëm edhe përgjatë ditëve të nxehta.
PASTAT E FTOHTA
Frittata Scammaro: makarona, hudhër, vaj, kripë, majdanoz, spec djegës, ullinj, karkaleca, borzilok, sardele, kikirikë, rrush. (Mund t’i gatuani një ditë më parë ose në moment, mjaft që t’i lini pak të ziera).
Makarona me salcë domatesh të freskëta: makarona, domate pa lëng, uthull vere, 1 thelbi hudhër dhe 2 qepë të vogla të freskëta, borzilok, spec djegës, vaj, kripë, djathë kaçkavall i grirë, djathë deleje, piper. (mund ta zbukuroni me gjethe dafine dhe pak vaj ulliri. Shija do të jetë më e thellë dhe ngacmuese).
Pasta e ftohtë me pjepër dhe rukola: Makarona, pjepër, rukolë, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë, lëng limoni, djathë kaçkavall i grirë. (Pjatë e shpejtë dhe e freskët për të luftuar të nxehtin).
ORIZ
Zgjidhni një varietet orizi. Ziejeni në ujë të kripur si me makaronat, kullojeni dhe hidhni një pikë vaji. Lëreni të ftohet dhe hidhini përbërësit që preferoni.
PJATA TË DYTA
Salcë perimesh për ta servirur të vakët, me pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe për më grykësit me bukë të thekur.
Fasule me qepë, domate të kuqe të pjekura dhe gjizë të kripur shoqëruar me sallatë karkalecash,( vaj ulliri, limon, uthull balsamike, kripë dhe piper të bardhë).
Rostoja është një tjetër pjatë e ftohtë me mish. (Përdorni furrën për ta gatuar por vetëm për gjysmë ore. Bëjeni në mbrëmje ose në ditë me shi).
PESHK
Një pjatë e ftohtë e rafinuar me bazë peshku është sushi, shkruan revista class. Kush preferon peshkun mund të përdorë karkaleca, kallamarë të prerë në copa, oktapod, midhje dhe molusqe.
Molusqet dhe midhjet janë të shkëlqyera për pjata të ftohta; mund të gjeni përzierje të mirë në sallatat e detit, ose t’i përdorni për oriz të ftohtë.
ËMBËLSIRA
Çfarë ka më të mirë se frutat e freskëta të stinës?!Nëse nuk hiqni dorë nga grykësia, mjaft të hidhni pak krem dhe ta servirni rigorozisht të ftohtë!
Krem i ftohtë me fruta pylli: Maskarpone, vezë, sheqer, limon, fruta pylli. (Me t’u ftohur përgatitja, shtoni kremin hidheni në kupa të vogla dhe dekoroni me fruta pylli. Servireni shumë të ftohtë).
Tiramisu: vezë, sheqer, krem maskarpone, kakao e hidhur, biskota savoiardi, kafe e ftohtë, panë e rrahur me sheqer. (Pasi keni përfunduar përgatitjen vendoseni në frigorifer dhe përpara se ta servirni pluhuroseni me kakaon e hidhur. Ju këshillojmë ta hani një ditë më pas. Ju bëftë mirë!