Sorry, no posts matched your criteria.

Prokuroria e Milanos kërkon 1 vit e gjysmë burg për Chiara Ferragnin!

Prokuroria e qytetit të Milanos ka kërkuar një dënim me 1 vit e gjysmë burg për influenceren Chiara Ferragni, në gjyqin e kryer me një proces të shkurtuar, lidhur me akuzat për mashtrim në rastin e fushatës së para pak viteve për “Pandoro Pink Christmas” dhe për vezët prej çokollate të Pashkës.

Ka qenë prokurori Eugenio Fusco i cili vë në një situatë të vështirë Chiarën dhe 2 persona të tjerë, duke i akuzuar ata për mashtrim të rëndë në lidhje me iniciativën komerciale si çështje kryesore.

Prokurori ka kërkuar 1 vit burg edhe për Francesco Cannillo, President i “Cerealitalia-ID”, si dhe 1 vit e 8 muaj burg për Fabio Damato, ish-bashkëpunëtor i Chiara Ferragnit.

Bazuar në skemën që ka rindërtuar Njësia e Policisë Ekonomike-Financiare e Guardia di Finanza, mes vitit 2021 dhe 2022 Chiara ka përfituar shuma domethënëse ekonomike të pajustifikuara, prej shitjes së dy produkteve të reklamuara si për arsye bamirësie. Hetuesit besojnë se personat që ndiqnin influenceren dhe ata që blenë artikujt u mashtruan, pasi vlera monetare e caktuar për bamirësi nuk ishte përfshirë në çmim. Shuma e kontestuar është afërsisht 2.2 milionë euro.

“Gjithçka që kemi bërë, e bëmë me mirëbesim. Askush prej nesh nuk ka përfituar nga kjo gjë.” – mësohet të ketë thënë Chiara Ferragni gjatë seancës së fundit.

Avokatët mbrojtës të sipërmarrëses i qëndrojnë idesë se ajo nuk ka kryer asnjë krim, por do të dëgjohen në seancen e radhës.

Chiara, në shenjë bashkëpunimi me drejtësinë është kujdesur që vet të dhurojë për bamirësi rreth 3.4 milionë euro, që të paktën të mund të mbyllet çështja administrative.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com