Sorry, no posts matched your criteria.

Për festat e Nëntorit, Albana Osmani risjellë Teutën, mesazhi i fortë që përçoi

Festat e Nëntorit janë padyshim një moment reflektimi dhe krenarie për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Që ditën e djeshme, të shumtë kanë qenë personazhet e famshme që kanë uruar me fjalët më të ndjera për Pavarësinë e shtetit Shqiptar. Urimet kanë vijuar edhe sot, ku për kombin tonë është një tjetër ditë e shënuar, ajo e Çlirimit. Në Instagramin e VIP-ave tanë jemi ndeshur shpesh me ngjyrat e flamurit, apo me këngët e njohura patriotike. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht kjo foto, që sjell një tjetër imazh të gruas shqiptare.

Ka qenë pikërisht moderatorja e njohur Albana Osmani, që për këto festa ka bërë diferencën. Nën veshjen e Mbretëreshë Teutës, Albana ka sjellë kështu personifikimin e femrës shqiptare, duke sjellë edhe njëherë femrën e fortë, luftëtaren, por edhe bukurinë që e karakterizon genin shqiptar. Për këto festa, Albana ka vendosur të urojë pikërisht duke na sjellë Teutën, si personifikimi më i mirë i saj, por edhe i shumë grave të tjera, që ky vend ka.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com