Sorry, no posts matched your criteria.

2024 vision by Neraida

Një grua e fortë e ka shumë të qartë rrugëtimin e që ka bërë pavarësisht “shenjave” të forta (ose jo) që ato kanë lenë në jetën e saj. Sot ndihemi shumë krenare sot për çdo grua që shkëlqen në profesion dhe por që nuk harron gjithashtu edhe të vendosë përparësen e të gatuaj për të gjithë të dashurit e saj. E tillë është edhe Neraida Biçaku, një zonjë në karrierë që duket se e ka gjetur balancën (jo perfeksionin) në të gjitha aspektet e jetës. Nëse do ta lexoni këtë intervistë do të kuptoni dhe frymëzoheni nga shumë detaje të vogla por tejet interesante, që do t’ju bënin të reflektonit shumë…”Natyra ime kërkuese dhe këmbëgulëse ka qenë gjithmonë shtyrje për të kapërcyer sfidat që krijon shoqëria jonë kundrejt gruas në karrierë dhe në biznes”…, rrëfehet ajo pa doreza në këtë intervistë për Global Woman. P.S jo më kot është edhe drejtore e “Global Woman”. 

 Grua në karrierë cilat kanë qënë sfidat e tua më të mëdha në jetën profesionale? 

 Një grua në karrierë sidomos në vendin tonë ka sfida të cilat afektojnë përditshmërinë profesionale të cilat ndjehen dhe deri diku krijojnë atë ndjesinë e pengesës.Por natyra ime kërkuese dhe këmbëgulëse ka qenë gjithmonë shtyrje për të kapërcyer sfidat që krijon shoqëria jonë kundrejt gruas në karrierë dhe në biznes. Kjo për shkak sepse gruaja është konsideruar gjithmonë si më e ndjeshme, më delikate për të zhvilluar me sukses një biznes dhe paralel për të mbajtur një jetë familjare të shëndetshme. Sfida më sensitive që kam hasur unë, por jo vetëm, besoj se është arritja e ‘’barazisë gjinore” e cila nuk është vetëm një imperativ moral por është thelbësore për nxitjen e inovacionit, diversitetit dhe praktikave të qëndrueshme në biznes e karrierë. Kjo për vet faktin sepse në vijmë nga një shoqëri maskiliste që në mendësinë që na përkufizon , fjalën e fundit e kanë burrat ato që vendosin, ose japin “ok” për dakordësinë e një pune etj. Por në fakt realiteti ka treguar gjithmonë se femrat janë një orientim shumë i fuqishëm mendor, intelektual, profesional dhe familjar gjithashtu. Sfidat janë relativisht shumë dhe pengesa kryesore e gruas në karriere është gjithashtu financimi por paralel me financimin është dhe besimi që i jepet si femër në biznes për të udhëhequr apo ngritur një biznes të suksseshëm. Suporti familjar është një sfidë tjetër që gruaja në karrierë të ketë sukses. Unë rrugëtimin tim e kam parë gjithmonë referuar një shprehje që më pelqen shumë “Më sfido”. Jo vetëm unë por shumica e femrave në biznes, karrierë janë këmbëngulëse dhe kërkuese gjithmonë për më shumë. Dhe me këmbengulje dhe support dhe me sa me pak paragjykime por absolutisht më etike dhe ndërgjegje lartë profesionale çdo femër në karrierë dhe biznes gjithmonë ja del në mënyrë të shkëlqyer dhe me sukses të lartë.   

Kush janë objektivat e tua  dhe ku pretendoni të shkoni? 

Deversifikimi, rritja dhe zhvillimi i njohurive për të qëndruar gjithmonë konkurrent në biznes dhe për të qenë gjithmonë “in” me risitë. – Zhvillimi i aftësive të lidershipit për vendimarrje me eficencë të lartë profesionale. – Network Profesional Strategjik duke ndërvepruar në mënyrë strategjike dhe duke investuar në zhvillimin profesional me pjesemarrje në evente profesionale zhvilluese , krijimi i lidhjeve profeionale të reja për të sjellë risi dhe për të zgjeruar mundesitë e bashkëpunimeve. – Angazhimi për të mësuar dhe për t’u kualifikuar gjithë jetën si karakteristikë kryesore spikatëse te unë duke u kthyer dhe në një objektiv kryesor për mua si person jo vetëm në “buissness doing” por dhe në çdo pjesë përberëse të jetës time.   – Fuqizimi Financiar nëpërmjet negocimit të drejtë ( doing fair business) , investimeve të mirë studiuara si dhe planifikim afatgjatë financiar. Vendosja e Objektivave dhe ndjekia aktive e tyre është sfidë më vete për një femër që unë i shoh kryesisht si fuqizim që mund ti fuqizojë femrat të lundrojnë në mënyrë efektive – produktive në karrierë të kapercejnë sfidat që hasin gjatë rrugëtimit të tyre dhe të arrijnë sukses afatgjatë në fushën profesionale. 

 A është Tirana vendi që ofron një stil të bukur jetese? Tirana është qyteti ku unë jam rritur dhe zhvilluar por dhe ndërtuar jetën time. A ofron një stil të bukur jetese, jo 100% por është kryeqyteti i një vendi dhe normalisht si kryeqytet ka larmishmërinë e zhvillimin më të shpejtë duke sjellë dhe sfida në vetvete si infrastrukturë e limituar, mungesë gjelbërimi, zhurmë,  duke konsideruar se është qytet në super zhvillim , trafik i rënduar , ajër i ndotur etj …duke ndikuar këto faktorë në atë jetën e qetë që mund të ofrojnë qytetet e tjera por që ofrojnë shumë pak mundësi zhvillimi, integrimi dhe arritje ndryshe nga ç’mund të ofrojë Tirana. Unë jam patriote si natyrë. Nuk do e braktisja kurrë vendin tim apo dhe qytetin tim nëse cënohet jetesa ime e qetë në çdo aspekt. Por nëse do kisha mundësi do jepja maksimumin tim që qyteti ku unë jetoj të jetë sa më i zhvilluar dhe të jetë sa më shumë komod për mua dhe këdo tjetër. Stili i bukur i jetesës varet shumë mendoj nga tradita, kultura dhe emancipimi që ka shoqëria e vendit ku jeton. Por jam gjithmonë me fjalën e urtë “Guri i rëndë në vendin e tij” (qesh). 

 Familja a është një arsye shumë e fortë që ti të kthehesh herët në shtëpi?

 Unë jam natyrë “career-oriented” por patjetër jo pa limite (qesh). Familja është një arsye e rëndësishme për tu kthyer herët në shtepi. Por deri më sot s’ka qenë kurrë pengesë për oraret e mia (kryesisht të vona) për shkak të impenjimeve profesionale. Është thelbësore të pranohet mes anëtarëve të familjes se individët mund të kenë përparësi dhe rrethana të ndryshme. ( Përshembull nëse një anëtar i familjes ka nevojë për suportin tënd, ndihmën tënde apo është i semurë patjetër që do prevalojë familja dhe nevoja e saj, por pa u kthyer kjo nevojë në egoizëm nga anëtarët e tjerë të familjes). Angazhimet e punës, qëllimet personale apo dhe përgjegjësitë e tjera luajnë rol të rendësishëm në formësimin e vendimeve lidhur me kohën e kthimit në shtëpi. Arritja e një ekuilibri që përputhet me vlerat dhe prioritetet e dikujt është celësi për një jetë të plotë, por pa u bërë e nevojshme prezenca jote me orar të përcaktuar. Balanca është e vështirë të arrihet por duke menaxhuar mirë kohën dhe prioritetet mund t’ja dalësh dhe të kthehesh herët (qesh). 

 Një femër e bukur e realizuar e mbi të gjitha e e përgjegjshme dhe e vendosur si e keni ruajtuar këtë balancë që të personifikon? 

 Gjithmonë kam marrë komplimenta si femër e bukur… por në fakt unë gjithmonë bukurinë time e kam parë si burim nga ajo që më karakterizon si njeri, shumë pozitive dhe e drejtë por dhe empatike. Gjenetika është fat por ajo që na bën të veçantë është karakteri dhe personaliteti që kemi dhe formësojmë gjatë jetës duke na diferencuar në vendosmerinë për të arritur ato që duam në jetë për tu realizuar, por gjithmonë nëpërmjet pozitivitetit si udhëheqës i bukurisë. Të jesh e bukur është faktor pozitiv sepse si thuhet të bukurën e duan të gjithë (në kuptimin e mirë) por realisht unë ndjehem e bukur nëse ndihmoj, nëse bëj diçka me vlerë, nëse investoj duke zhvilluar jo vetëm veten por dhe ato që më rrethojnë, nëse bëj të lumtur ato që më rrethojnë në jetë, ndjehem e bukur nëse jam e arrirë profesionalisht dhe e formësuar. Pra bukurinë time e shoh të ndërlidhur shumë me përgjegjesinë që kam si njeri në çdo marrëdhënie me këdo. 

 Cilat janë pasione e tua? 

 Leximi, si një pasion që nuk do pakësohet kurrë( kryesisht fokusi në librat biografikë) Shëtitjet buzë detit si nje formë meditimi pasi lidhja ime me detin është shumë thelbësore, më rigjeneron dhe riformaton botën time të brendshme. Violina, është vegla muzikore që zgjon një tjetër person te unë … Idezën e femijërisë pa limite që do të ndryshojë botën. Nëpërmjet tingujve magjepsës të violinës dhe notave muzikore që shpalosin dimensione të tjera surreale të mia, por që ushqejnë me shumë emocione qënien time. Fitness, cdo ditë gjithmonë ( them gjithmonë s’di a do gjej kohë, por e gjej gjithmone kur është prioritet) Gatimi është arti im. Eksplorim shijesh dhe kombinimesh, pra jo vetëm ushqim por përjetim ndjesish kulinarie. Mendoj që shoqëria ime apo familjarët e mi i shijojnë shumë gatimet e mia(qesh).   

Çfarë do ndryshoje te vetja?

Unë jam shumë kritike, perfeksioniste si natyrë dhe duke qenë e tillë kërkoj gjithmonë më të mirën tekvetje dhe tek tjerët. Receta nuk ka e pranoj, por jam gjithmonë vetkritikuese dhe gjithmonë dua të ndryshoj diçka për të dhënë më të mirën si një formë e vetzhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Do veçoja sy të rëndësishme për mua që dua ti ndryshoj duke qenë se me ndikojnë kohët e fundit : – Menaxhimi i kohës i cili ndikohet nga faktorë të jashtm, por që impaktojnë te rutina ime – Menaxhimi i stresit në menyrë sa më efikase për të qenë gjithmonë e më shumë produktive.

 A është e vështirë për t’ua përcjellësh vizionin tënd njerëzve me të cilët bashkëpunon?

 Kam patur gjithmonë pikë të fortë komunikimin dhe aftesinë e të përcjellurit të mesazhit saktë te dëgjuesi. Nuk kam hasur vështirësi thelbësore që pengojnë proçesin e ndërveprimit por të kuptohemi jo gjithmonë rrethohemi nga i njëjti nivel formimi apo bashkëpunojmë me të njëjtin nivel formimi dhe qëllimi përntu kuptuar drejtë dhe qartë. Megjithatë kam arritur të përcjellë pa vështirësi, atë unë dua të transmetoj tek bashkëpunetorët e mi dhe kryesisht jam ndjerë e kuptuar qartazi. Por patjetër që kam hasur në eksperiencën time dhe vështirësi dhe aftesitë e mia komunikuese si pikë e fortë më kanë orientuar ti qartësoj me konsistencë dhe durim për ti mirëkuptuar dhe qartësuar.

 Çfarë të bën të lumtur? 

 Lumturia është shumë personale dhe e thellë , është subjektive. Lumturia për mua është e brendshme, buron nga brenda.Çdo gjë në harmoni mua më bën të lumtur, të rrethohem nga njerëz të lumtur më bën të lumtur. Pra lumturinë e shikoj si një ndërveprim sinergjik , shkëmbim energjie, përshtatje, të japësh dhe të marrësh. Pra, është një kompozim gjërash të jetës që të rrethon. Lumturinë e shoh te thelbësorja e cdo gjëje që më rrethon. Përshembull më lumturon që rrethohem nga njerëz që i dua dhe më duan. 

 Si drejtore e “Global Woman” si e prite këtë vizion të ri? 

 Se kisha menduar se do më besohej ky post. Është sfidë dhe vlerësim njëkohësisht që unë të jem pjesë e “Global Woman” dhe të kontriboj me ekperiencën time por dhe deshirën e mirë për fuqizimin e gruas shqiptare në çdo aspekt nëpërmjet “Global Woman”. Unë jam shumë feministe në mendësi dhe bota e femrës është e ardhmja, dashuria, fuqia, familja, pra femra është emblema. Çdo gjë nis me femrën. Shpresoj të jap më të mirën time dhe ta përfaqësoj këtë post si një femër që beson maksimalisht te fuqia dhe aftësia e femrës shqiptare por jo vetëm.

 Çfarë këshille ju jepni femrave shqiptare?

 Forca e cdo femre është ajo vet. Çdo gjë nis me besimin te vetja. – Të besojnë më shumë te vetja, te aftësitë e tyre dhe mos rreshtin se zhvilluari veten. – Të ndihmojnë njëra-tjetrën sipas mundësive dhe të fuqizojnë njëra-tjetrën. – Të shpërdajmë mirësi te njëra-tjetra si shpërndajmë “confetti” në gëzime dhe të mos kursehemi asnjëherë duke bërë mirë. – Të suportojmë për të drejtat e njëra-tjetrës. – Të gëzohemi për sukseset e njëra-tjetrës.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com