Sorry, no posts matched your criteria.

Pas thashethemeve për tradhëti, Shakira dhe Pique konfirmojnë ndarjen pas 12 vitesh bashkë

Shakira dhe Gerard Piqué kanë vendosur të ndahen pas 12 vitesh martesë. Pas disa javësh thashetheme për tradhëti, këngëtarja dhe futbollisti i FC Barcelona kanë njoftuar përfundimin e lidhjes së tyre në një deklaratë publike. Ditët e fundit mediat raportuan tensione mes çiftit dhe thanë se ndarja mes tyre është e pashmangshme.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thuhet në një letër të nënshkruar nga këngëtarja kolumbiane dhe lojtari i Barcelonës.

“Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ne kërkojmë respektimin e privatësisë së tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, shton çifti.

Shakira dhe Pique kanë dy fëmijë, Milan dhe Sasha, të cilët erdhën në botë përkatësisht në vitin 2013 dhe 2015.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com