Sorry, no posts matched your criteria.

Adriana Matoshi rrëfen arsyen e ndarjes nga Keith: Nuk doja fëmijë tjetër

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka folur dje për herë të parë lidhur me lajmet për ndarjen e saj nga Keith Groeneveld. Matoshi e ka konfirmuar se ata më nuk janë bashkë dhe arsyet e ndarjes janë të shumta.

“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë. Ka shumë arsye brenda përse. Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje. E ndjej shpirtërisht që jam te Keith dhe Keith është te unë”,- është shprehur aktorja e njohur.

Si arsye kryesore për ndarjen, Matoshi ka thënë se Keith ka pasur shumë dëshirë që të krijojë familje, por se ajo s’ka qenë e gatshme edhe për një fëmijë tjetër.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com