Sorry, no posts matched your criteria.

Pas suksesit në Eurosong, Gjon’s Tears vjen për koncert në Shqipëri

Gjon Muharremi është një nga këngëtarët më të famshëm në Zvicër. Pas pjesmarrjes së tij në Eurosong, fama e këngëtarit duket se është shtuar jo vetëm në vendin ku ai jeton por edhe më tej. Nuk kishte sesi mos të ishte një emër i dashur edhe për shqiptarët, që tashmë krenohen me emrin e tij.  Në një intervistë dhënë për “Top Channel” ai u shpreh se kurrë nuk e ka fshehur origjinën e tij.

“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanians Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’.

Dua tu them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të punojnë sa më shumë, të kenë besim tek vetja”, u shpreh Muharremaj. Duket se këtë herë Gjoni do të rikthehet për një koncert në vendin tonë.  Ai është pyetur nga fansat se kur do të vijë për një koncert dhe Gjoni është shprehur se do të jetë në datën 31 korrik në Shqipëri pikërisht për koncert.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com