Sorry, no posts matched your criteria.

Pas kaq shumë vitesh të ndarë, një këngë i bëri bashkë! Soni flet për marrëdhënien me Florin

Soni dhe Flori ishin një nga çiftet më të pëlqyer të asaj kohe sidomos kur dhanë puthjen e tyre në Këngën Magjike.

Ndarja e tyre bëri një bujë të madhe dhe ishin kryefjala e mediave rozë për një kohë të gjatë.

Mirëpo Soni do të marrë pjesë këtë vit në festivalin e “Këngës Magjike” dhe për projektin e saj ka trokitur në studion e “Three dots”.

Kënga titullohet “Versioni im”.

Bashkëpunimi me Flori Mumajesin është përfolur shumë, pasi ata rikthehen pas 10 vitesh. Soni tha se e vlerësonte jashtëzakonisht shumë gjithë punën dhe vëmendjen profesioanle të Florit në këtë moment të vështirë të jetës së tij, pasi ka humbur njërin nga prindërit. Ndër të tjera theksoi se gjatë kësaj kohe kanë qenë miq pavarësisht se nuk e kanë bërë publike.

“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike. Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal. Ka lënë dhimbjen e tij mënjëanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur”.

Çudia më e madhe me këngëtaren e mirënjohur është vëmendja që Timbaland ka kushtuar ndaj saj. Ermali tha se ishin bashkë kur artisti botëror ndoqi Sonin dhe pëlqeu fotot e saj. Askush nga të dy nuk e besonte dot. Soni theksoi se ishte shumë e kënaqur pasi e kishte idhull dhe dëgjonte vetëm këgët e tij.

“Nuk kam fjetur në fakt atë natë. E ke parasysh kur ti adhuron një person për 20 vite që ka nxjerrë artistë të mrekullueshëm, ka bërë inovacion muzikën moderne. Është e gjitha friendly në social media, shkëmbyem edhe mesazhe profesionale”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com