Sorry, no posts matched your criteria.

Dua Lipa në listën e më të mirëve, lë pas emrat më të njohur të muzikës

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka qenë tepër e suksesshme kohët e fundit. Sukseset për të nuk kanë pasur fund!

Dua Lipa zbuloi se ka kaluar shifrën prej 63.5 milionë dëgjuesve mujorë në Spotify, gjë të cilën e arriti për herë të dytë në të gjithë karrierën e saj.

Ajo ka lënë pas artistë shumë të njohur duke u bërë kështu këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën. Dua u vlerësua si “mbretëresha e karantinës” pas suksesit që pati me albumin “Future Nostalgia”, i cili u publikua në një kohë që e gjithë bota ishte në izolim total.

Më herët, “Future Nostalgia”, shënoi një tjetër sukses duke bërë që të renditet në vendin e parë përsa i përket albumeve më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2021 janë shitur plot 68.926 kopje.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com