
Pas Covid Rudina Magjistari “zbulon” pasionin e saj të ri
Rudina Magjistari, një nga moderatoret më të dashura për publikun, u infektua me Covid-19.
Pas shërimit dhe rezultatit negative të testit, Rudina na “zbulon” pasionin e ri: Aktivitet fizik çdo ditë në liqenin Artificial të Tiranës.
Moderatorja ka publikuar një foto në mesin e natyrës, duke treguar se po shfrytëzon ajrin e pastër dhe gjelbërimin përreth.
“Lavdia e mëngjesit. Periudha postcovid, çdo ditë aktivitet fizik”, ka shkruar Magjistari krah fotos.

Mos e lëmë pa përmendur momentin kur Rudina u infektua e vazhdoi emisionin nga shtëpia, duke realizuar intervistat me të ftuarit në studio dhe ajo në ‘Skype’.