Sorry, no posts matched your criteria.

Pas aludimeve se është në lidhje me një vajzë, Cubi flet për herë të parë

Aktorja mjaft e njohur e humorit Esmeralda Metkaj ose siç e njohin të gjithë me emrin Cubi, ishte e ftuar para disa ditësh në emisionin “Natën me Aulonën”.

Një nga pyetjen e shumta sigurisht që ishte për jetën personale të aktores dhe ajo i habiti të gjithë me përgjigjen e saj. Ajo u shpreh në fillim që është e dashuruar por hezitoi të jepte më shumë informacion.

Dhe në përpjekje për të çtensionuar situatën moderatorja Aulona Musta i tha: “Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai”.“Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë”- u përgjigj Cubi.

Titujt e gazetave e paskan bezdisur jo pak aktoren e cila ka reaguar në Instagramin e saj. Ajo ka sqaruar se ishte thjesht shaka dhe se madje e ka bërë për inat të vjehrrës duke mos i kursyer aspak dozat e shakasë dhe ironisë.“Shaka ishte shaka për inat të vjehrrës. Unë prandaj po bëj dhe muskla se mi kërkon ajo se kishit kuptu ju”- u shpreh Cubi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com