Sorry, no posts matched your criteria.

Sot në“Alba Festival”, këngëtarët shqiptarë më në zë të momentit “djegin” skenën përpara 12 mijë të pranishmëve

Ditën e djeshme “Alba Festival” hapi dyert në për edicionin e radhës të kësaj shfaqje të madhe, ku në “line up” të festivalit ishin artistë të ndryshëm vendor.

Ledri Vula, Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Kida, Dhurata Dora, Elvana Gjata, PINT, Mozzik, Lumi B, Elita 5 u panë të kenë performuar dje në skenën e madhe të Alba Festival.

Por edhe dita e sotme do të jetë një zjarr i vërtetë. Emrat më në zë të muzikës shqiptare do të ngjiten në skenën e “Alba Festival” për të ndezur atmosferën e argëtuar të gjithë të pranishmit të cilët prej ditësh mezi e kanë pritur këtë festival.

Sabri Fejzullahu, Ylli Limani, Tayna, Regard, Dardan, Ghetto Geasy, Butrint Imeri dhe Dafina Zeqiri janë këngëtarët që do të elektrizojnë sot skenën.

Mbi 12 mijë veta priten të jenë të pranishëm për të dëgjuar këngëtarët e tyre të preferuar në skenën e “Alba Festival” në Zvicër.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com