Sorry, no posts matched your criteria.

Pak ditë pasi lindi vajzën, Arbana Osmani publikon videon e parë me Zoin

Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji (1 shtator), duke mirëpritur në jetë vajzën e saj, të cilën e pagëzoi me emrin Zoi.

Së fundmi, Arbana ka publikuar për ndjekësit e saj në Instagram videon e parë me vogëlushen e saj. Moderatorja shfaqet në video duke e mbajtur Zoin në krah.

“Më në fund gjeta pak paqe”- shkroi prezantuesja krahas videos.

Kujtojmë se vetëm disa ditë pas lindjes, moderatorja duket se i është rikthyer punës. Këtë e bëri të ditur vetë Osmani përmes postimeve në rrjetet socaile.

Krahas një foto në profilin e saj Arbana shkroi: “Rikthim në shkollë (punë)”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com