Sorry, no posts matched your criteria.

Noizy nga rrjetet sociale, ja arsyeja

Reperi i njohur Rigels Rajku ose ndryshe Noizy, ka vendosur të largohet përkohësisht nga rrjetet sociale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi ku me anë të një postimi në InstaStory ka treguar për ndjekësit e tij se i duhet të qëndrojë një javë larg rrjeteve sociale dhe kjo për faktin se i duhet të përfundojë albumin e shumëpritur ‘Alpha’.

“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin ‘Alpha’”– tregoi reperi.

Kujtojmë se Noizy bëri një zhurmë të madhe me organizimin e koncertit gjigand ‘Alpha Show’ të cilin e mbajti në zemër të Tiranës, ku krahë tij performuan artistat më në zë të Shqipërisë, Italisë, Gjermanisë dhe Anglisë.

Ai e mbajti premtimin duke dhuruar një super spektakël për fansat e tij dhe ka vendosur që koncertin ta kthej në një traditë të përvitshme në kryeqytet dhe jo vetëm, gjithashtu dhe në Kosovë dhe Maqedoni.

Këtë e la të kuptohet Rigelsi me Instastoryn e tij ku shkruante: “2023 ju premtoj që do bëjmë diçka shumë të madhe. Shkup-Prishtinë-Tiranë.”

Gjatë një interbistë të dhënë një ditë pas përfundimit spektaklit, Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet tashmë me një numër të madh prej 15 mijë pjesëmarrësish dhe shitjen më të lartë të biletave për herë të parë në Shqipëri.

Ai e cilësoi si natën më të bukur dhe ndoshta më të rëndësishme të karrierës së tij.

“S’e dija sa ka qenë rekordi i biletave të shitura më parë, por mora vesh që është tejkaluar numri dhe ndihem mirë se atmosfera ishte në kulm. Të ftuarit janë njerëz me të cilët kam bashkëpunuar. mund të them se është nata më e bukur e karrierës sime. Kisha një staf të gjerë nga prapa që u mor me çdo detaj. Kanë qenë 200-300 veta që u angazhuan, kemi që në shkurt që merremi me organizimin e tij”, tha reperi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com